Futboll
Kili dhe Bolivia në çerekfinalen e Kupës së Amerikës
20.06.2015 19:07
Kili dhe Bolivia kanë prerë biletën për në fazën çerekfinale të Kupës së Amerikës...

Ndeshja mes dy skuadrave që u luajt në stadiumin kombëtar të Santoagos, përfundoi me rezultatin 5-0 për kombëtaren e vendit organizator, por kjo nuk e pengoi aspak Bolivinë të kualifikohej në fazën tjetër, duke përfituar edhe nga humbja e Meksikës përballë Ekuadorit.
Edhe pse në kulmin e zhurmës që shkaktoi çështja Vidal, skuadra e Jorge Sampaolit zhvilloi një ndeshje pothuajse perfekte, duke shënuar plot 5 herë në portën e kundërshtarëve.
Charles Aranguiz dhe Sanchez shënuan dy golat e pjesës së parë dhe më pas sërish Aranguiz, Medel e Raldes regjistruan manitan e Kilit, që kualifikohet pasi u rendit në vendin e parë të Grupit A me 7 pikë, 3 më shumë se Bolivia.
Takimi tjetër mes Meksikës dhe Ekuadorit u luajt në Rancaguas, ku Ekuadori ndali Meksikën në rrugëtimin e saj në Kupën e Amerikës.
Serinë e golave e hapi Miler Bolanos në minutën e 26, ndërsa Enner Banega dyfishoi në të 57-ën duke venitur shpresat e makeikanëve për një biletë drejt çerekfinales.
Golin e nderit për ekipin nga Amerika Veriore e realizoi Raul Jimenez ,nga pika e bardhë, por minutat në vijim nuk shërbyen për asgjë, pasi Meksika nuk arriti ta kthente disavantazhin, për të përfituar nga dhurata që Kili i bëri me suksesin e thellë ndaj Bolivisë.
Në këtë mënyrë, Ekuadori fitoj vendin e tretë të grupit A me tre pikë, ndërsa Meksika mbyll tabelën me dy pikë, pas dy barazimeve dhe një humbje.
