Maqedoni

Parashikimi i motit

02.10.2026 08:42

Mot me diell, me vranësira të pakta deri mesatare

Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë. Gjatë ditës moti do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
 
Temperatura minimale do të lëvizë nga -2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 26 gradë Celsius.
 
Në Shkup, moti do të jetë me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior.