Maqedoni

Ursula von der Leyen, vizitë zyrtare në RMV

02.10.2026 09:00

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup...

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup. Siç është paralajmëruar, ajo do të pritet nga kryeministri Hristijan Mickoski, me të cilin do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. 

Von der Leyen gjatë vizitës në Shkup, do të pritet edhe nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Në këto takime pritet të bisedohet për perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit dhe për procesin e anëtarësimit drejt BE-së. Në këtë kontekst është i pashmangshëm edhe problemin me Bullgarinë. 
 
Vizita në Shkup është pjesë e turit të Von der Leyen-it në Ballkanin Perëndimor, pasi ajo paraprakisht vizitoi Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën. Ndërsa Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk ishin pjesë e agjendës së kryetares së Komisionit Evropian, pasi këto dy vende ndodhen në prag të zgjedhjeve parlamentare.