Në Kuvend sot do të mbajnë seanca shtatë komisione
02.10.2026 09:17
Në Kuvend sot do të mbajnë seanca shtatë komisione – Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.

Para anëtarëve të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për të Drejtat e Bashkësive që përbëjnë më pak se 20 për qind të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Evidencën Amë, të gjitha me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Çmimet Shtetërore, në lexim të parë.
Në Komisionin për Arsim, Shkencë dhe Sport janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veprimtarinë Inovative, Zhvillimin Shkencor-Teknologjik dhe Sipërmarrjen, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektimin Arsimor, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Shërbimin Pedagogjik dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Byronë për Zhvillimin e Arsimit, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri është Propozim-ligji për Mbrojtjen e Infrastrukturës Kritike Civile, në lexim të parë.
Anëtarët e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, në lexim të parë.
Në Komisionin për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjedisin Jetësor, në lexim të parë.
Para anëtarëve të Komisionit për Kulturë dhe Turizëm janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veprimtarinë Filmike dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, që të dy me procedurë të shkurtuar.
Anëtarët e Komisionit Ligjvënës-Juridik do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurimet Publike, Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat Personale, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pagën Minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për Çmimet Shtetërore, Propozim-ligjin për Mbrojtjen e Infrastrukturës Kritike Civile, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjedisin Jetësor, të gjitha në lexim të parë.
Me procedurë të shkurtuar do të shqyrtohen edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veprimtarinë Inovative, Zhvillimin Shkencor-Teknologjik dhe Sipërmarrjen, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektimin Arsimor, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Shërbimin Pedagogjik, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Byronë për Zhvillimin e Arsimit, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veprimtarinë Filmike, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për të Drejtat e Bashkësive që përbëjnë më pak se 20 për qind të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Evidencën Amë.
Komisioni do të shqyrtojë edhe disa kërkesa për interpretim autentik të dispozitave të disa ligjeve: kërkesën për interpretim autentik të dispozitave të nenit 150, paragrafi 1, të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës; kërkesën për interpretim autentik të nenit 25, paragrafi 1, pika 9, të Ligjit për Tatimet mbi Pronën, të parashtruar nga kryetari i Komunës së Vinicës; si dhe kërkesën për interpretim autentik të nenit 116, paragrafi 1, të Ligjit për Arsimin e Lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 154/19, 178/21 dhe 58/24), të parashtruar nga deputeti Antonio Milloshoski.
