Sedlloski: Bardhi mbetet lider

02.10.2026 13:36

Sedlloski si dhe lojtarët Atanasov dhe Miovski kan dalë para mediave në prag të përballjes së Maqedonisë me Skocinë...

Goce Sedlloski, trajner si dhe lojtarët Jani Atanasov dhe Bojan Miovski të Maqedonisë, kan dalë para mediave në prag të përballjes së Maqedonisë me Skocinë, ku kanë ndarë pritshmëritë për ndeshjen e nesërme. Trajneri Sedlloski, duke follur për këtë takim, tha se kritikta duhet të dërgohen në adresë të tij dhe se futbollistët duhet të përkahen.
 
“Atmosfera në përfaqësuese është e mirë dhe futbollistëve iu nevojitet përkrahje dhe ju lus që ta marrin edhe para kësaj ndeshje. Bardhi mbetet kapiten edhe në të ardhmen dhe për herë të parë dëgjoj një informacion të tillë. Vazhdoj me procesin e rinovimit të përfaqësueses. Nuk mund t’i ndryshojmë të gjitha brenda natës. Luajmë në Ligën “B” dhe jo se përzgjedhësi dëshiron të justifikohet, por fakt është se përballemi me përfaqësuese më cilësore. Kur erdha, e dija se çfarë më priste, por ne kishim probleme edhe kur luanim në Ligën C.”, tha Goce Sedlloski, trajner i Maqedonisë.
 
Miovski: E dimë se jemi në krizë 
 
“Skocia është përfaqësuese e shkëlqyeshme. Në botëror nuk u treguan ashtu siç prisja. Po ashtu edhe ata janë në një krizë të vogël dhe shumë vështirë shënojnë gola. Secila periudhë sjell sfida të saja. Nuk kemi rezultate çfarë prisni, por tani duhet të jemi ekipi dhe këtë ta dëshmojmë në fushë. Luajmë në shtëpi dhe duhet të jemi si një kolektiv. Nuk jemi përfaqësuese që mbështetet në individ.”, tha Bojan Miovski, futbollist i Maqedonisë.
 
Do jetë kjo një përballje mes dy përfaqësueseve të cilat janë në krizë rezultatesh. Maqedonia në këtë takim hyn pa gol dhe pa pikë, ndërsa Skocia, ka fituar 1 pikë. UEFA, ka vendosur që këtë ndeshje ta drejtojnë arbitrat francez në krye me Fransoa Leteksie. Ai ka drejtuar finale e “EURO 2024”, ndërsa Leteksie ka drejtuar vetëm një ndeshje të  Maqedonisë edhe atë 2024-tën, në ndeshjen me Italinë që përfundoi pa fitues. (Gazetar: Safet Ademi)