Maqedoni-Skoci, historia e 4 përballjeve mes tyre

02.10.2026 13:38

Maqedonia do të përballet me Skocinë të shtunën, më 3 tetor, në orën 20:45, në kuadër të UEFA Liga e Kombeve....

Maqedonia do të përballet me Skocinë të shtunën, më 3 tetor, në orën 20:45, në kuadër të UEFA Liga e Kombeve. Maqedonia dhe Skocia janë përballur katër herë në historinë e tyre, me skuadrën skoceze që kryeson bilancin me dy fitore, kundrejt një triumfi të “kuqeverdhëve”, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim, me golavarazhin 5-3 në favor të skocezëve. Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar në një periudhë prej pesë viteve, si pjesë e eliminatoreve për Kupën e Botës 2010 dhe 2014-të. 
 
Përballja e parë mes dy përfaqësueseve daton më 6 shtatori 2008, në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës. Maqedonia fitoi 1-0 në shtëpi me gol të Ilco Naumovskit, ndërsa Skocia mori fitoren e parë një vit më vonë, më 5 shtator 2009, duke triumfuar 1-2 me gol të Skot Braun dhe Xhejms Mekfaden. Dy skuadrat u përballën sërish në eliminatoret e Botërorit 2014. Maqedonia e drejtuar nga Janevski, me 11 shtator 2012-tën, në transfertë i doli të merr 1 pikë duke barazuar 1:1. Përballja e fundit mes Maqedonisë dhe Skocisë, para këtij pushimi të zgjatur  u zhvillua më 10 shtator 2013-tën, në kuadër të  eliminatoreve të njëjta botërore. 
 
Ndeshja  e luajtur në Shkupi, përfundoi  me fitoren e skocezëve 1:2. Mysafirët iu gëzuan fitores me golin e shënuar në minutën e 89-të nga Maloni.  Kështu pas plotë 13 viteve, ringjallet rivaliteti mes këtyre dy përfaqësueseve tani në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja  e së do jetë një përballje në të cilën të dyja përfaqësueset kërkojnë daljen nga kriza e rezultateve. 
 
Në njërën anë është Maqedonia, e cila në gjashtë ndeshje nuk ka shënuar gol, ose gjithsej 607 minuta. Në anën tjetër është Skocia, e cila në katër ndeshjet e fundit nuk e di se çfarë do të thotë të shënosh gol, gjithsej 422 minuta. Goli i fundit i Maqedonisë u shënua vitin e kaluar në transfertën ndaj Uellsit, në humbjen 7:1. Ndërkohë, Skocia e fundit e ka tundur rrjetën në ndeshjen ndaj Haitit në Kupën e Botës 2026-të.