Kosova barazon me Izraelin
02.10.2026 13:39
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nuk ka arritur të fitojë më shumë se pikë ndaj Izraelit në Debrecen të Hungarisë....

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nuk ka arritur të fitojë më shumë se pikë ndaj Izraelit në Debrecen të Hungarisë. Ndeshja Izrael – Kosovë u zhvillua të enjten mbrëma dhe i takoi Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
“Ne jemi në Ligën e Kombeve, dhe çdo herë e kam thënë se vitin ardhshëm e kemi synim kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe për këtë arsye kam vendosur që të prezantoj fytyra të reja. Djemtë e kanë bërë punën e tyre. Ky konstalacion i skuadrës nuk ka luajtur kurrë bashkë dhe marrë në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me një barazim.”, u shpreh trajneri i Kosovës, Franko Foda.
Në ndeshjen e dytë të këtij grupi Irlanda si vendase në përballjen me Austrinë, deri në minutën e 72-të, avansonte me 2-0, por nuk ja doli të fitoë dhe ndeshja përfundoi me barazimin 2:2.
Me këtë barazim, Austria ka ruajtur vendin e parë në Grupin B3 dhe serinë e saj pa humbje, ndërsa Kosova shkon në kuotën e katër pikëve dhe mban vendin e dytë në Grupin B3. Irlanda ka mbetur në vendin e tretë, përderisa me barazim ndaj Kosovës, ka marë pikën e parë pas tri ndeshjeve.
