Haxhiu: Presidenti më me rëndësi se Ligji për Specialen

02.10.2026 17:15

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu...

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se procesi i zgjedhjes së presidentit është më me rëndësi sesa votimi i ndryshimit të Ligjit për Specialen, të propozuar nga PDK.
 
Ajo u shpreh se është optimiste se takimet mes partive politike do të vazhdojnë, dhe të gjejnë një zgjidhje, për sa i përket çështjes së Presidentit.
 
“Pres që takimet, siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti, të vazhdojnë. Është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës gjatë këtyre pak ditëve që i kemi në dispozicion deri më 6 tetor që ta ketë një emër për president. Tashmë ka një emër, por megjithatë duhen votat në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Prandaj, unë pres që partitë politike t’i vazhdojnë diskutimet dhe të arrihet qëllimi, dhe ta zgjedhim presidentin. Është e rëndësishme që obligimet që i kemi para së gjithash dhe mbi të gjitha në raport me çështjen e presidentit t’i adresojmë, për shkak se nuk ka kuptim asnjë ligj e asnjë strategji, në qoftë se ne me vetëdije të plotë e çojmë vendin në zgjedhje.”, - deklaroi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
 
Ndërsa nga ana tjetër, vet kryeministri Kurti ka theksuar se bisedimet do të vazhdojnë. 
 
“Kemi filluar komunikimet, dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, në mënyrë që në javën e ardhshme të kemi një president ose presidente të re.”, - theksoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Haxhiu dhe Kurti janë shprehur se më e rëndësishme është zgjedhja e presidentin se sa që t’i votojnë ndryshimet ligjore të iniciuara nga PDK-ja për ligjin për Dhomat e Specializuara.
 
FITIM KRYEZIU