Maqedoni

Dita e Liqenit të Ohrit

21.06.2015 12:08

Gara e çiklizmit rreth Liqenit të Ohrit, pastrim i brigjeve të Liqenit, plazheve, Lubanishtës, Lagadinit, Tërpejcës...

Gara e çiklizmit rreth Liqenit të Ohrit, pastrim i brigjeve të Liqenit, plazheve, Lubanishtës, Lagadinit, Tërpejcës,... janë pjesë e aktiviteteve me të cialt sot do të shënohet Dita e Liqenit të Ohrit, 21 Qershori.
 
Qëllimi i shënimit është të ngritet vetëdija publike dhe të treohet kudjes për mbrojtjen e liqenit nga ana e Maqedonisë dhe nga ana e Shqipërisë, por edhe të tregohet se turizmi është i bazuar në endemizmin dhe kushtet ekologjike që i ofron rajoni i Ohrit.
 
"Me rëndësi është se sa është i vjetër Liqeni i Ohrit, por akoma më me rëndësi është se sa ne do ta mbrojmë", porositi Dejan Panovski nga Sekretariati bilateral për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit.
 
Vendosja e Ditës së Liqenit, para 16 viteve, sipas Panovskit, ka qenë par së gjithash rëndësia e tij, por edhe të tregohet se edhe pala e Maqedonisë dhe ajo e Shqipërisë janë bashkë në mbrojtjen e liqenit, institucionalisht dhe në mënyrë legjislative përmes transponimit të programeve dhe direktivave të Bashkimit Evropian në legjislaturën e të dy vendeve, se kemi dëshirë dhe kapacitet të kujdesemi për të dhe të hapet një portë për bashkëpunim ndërmjet shkencës, teknologjisë dhe politikanëve, të cilët sjellin vendime.
 
Dita e Liqenit të Ohrit shënohet prej 21 qershorit të viti 2000 me aktivitete të ndryshme, vit pas viti, çdo vit në tre qytetet e Liqenit - Ohër, Strugë dhe Pogradec./mia