Maqedoni
Hapja e "Verës së Shkupit" me premierën e baletit "Bukuroshe të fjetura"
21.06.2015 12:30
Në Ditën botërore të muzikës dhe në ditën e parë të verës tradicionalisht hapet manifestimi "Vera e Shkupit"...

Këtë vit është edicioni i 36-të, i cili sonte në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do të fillojë me premirë të shfaqjes së baletit "Bukuroshe të fjetura" në koreografi të Sasha Eftimovas.
Baleti është punuar sipas romanit "Shtëpia e bukurosheve të fjetura" të jasunari Kavbata, me muzikë nga Vagneri, Grig, Bah, Maler dhe nga kompozitori nga maqedonia Milan Dimushevski.
Në shfaqje interpretojnë Aleksandra Mijallkova, Vasil Çiçijashvili, Natasha Nikollova, Giorgi Berizde, Mirjana Pop Aleksova-Atanasovska, Boban Kovaçevski, Marija Shokarovska, Igor Velanoski, Biljana Basmaxhieva, Agim baftiri dhe Sasha Evtimova.
Në Stacionin e vogël, ndërkaq, sonte, o të hapet ekspozita "Ekstensioni hapësinor i artit" me rastin e 25 vitve Kolonia figurative e Galiçnikut.
Organizues i "Verës së SHkupit" - Drejtoria për kulturë dhe art Shkup - paralajmëroi program të pasur, i cili deri më 31 korrik do të ofrojë numër të madh ngjarjesh nga të gjitha veprimtaritë kulturore - koncerte, ekspozita, shfaqje teatrore, filma...
Mirko Stefanovski nga DKASH theksoi se "Vera e Shkupit" është maratonë prej 40 ditëve. "Ka mbi 60 programe, mbi 25 ngjarje muzikore, rreth dhjetë shfaqje teatrore dhe katër premiera, 12 ekspozita, rreth 15 ngjarje filmike, program multidisiplinor dhe i llojllojshëm që mbahet në 26 skna të hapura në qytet", tha Stefanovski./mia
