Gjermania feston ditën e bashkimit

03.10.2026 14:48

Gjermania shënon Ditën e Bashkimit Gjerman...

Gjermania shënon Ditën e Bashkimit Gjerman, ndërsa aktivitetet qendrore kombëtare zhvillohen në Bremen, ku pritet të mblidhen drejtuesit politikë të vendit.

Dita e Bashkimit Gjerman, festë kombëtare në Gjermani, përkujton 3 tetorin e vitit 1990, kur pesë landet e ish-Gjermanisë Lindore iu bashkuan Republikës Federale të Gjermanisë, duke i dhënë fund zyrtarisht ndarjes së vendit pas Luftës së Dytë Botërore.

Pas një shërbese fetare në Katedralen e Bremenit, drejtues politikë dhe të ftuar të tjerë do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare në sallën e koncerteve “Die Glocke”.

Më shumë se 400 mijë persona pritet të marrin pjesë në festivalin publik në Bremen, i cili do të vijojë deri të dielën.

Në qendër të qytetit janë ngritur dhjetëra stenda dhe skena, ndërsa janë planifikuar rreth 800 aktivitete, përfshirë koncerte falas, diskutime, ture të drejtuara dhe ekspozita. Festimet zhvillohen nën moton ”Shumë forca një vend”.

Bremeni është mikpritës i ceremonive qendrore këtë vit pasi mban presidencën e Bundesratit, dhomës së sipërme të parlamentit gjerman.