Kosovë, edhe katër ditë afat për zgjedhjen e presidentit

03.10.2026 15:54

Kanë mbetur edhe katër ditë...

Kanë mbetur edhe katër ditë deri në përfundimin e afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Zhvillimet politike të së premtes u fokusuan te përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mes partive, por takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, përfundoi pa marrëveshje.

Hamza tha se PDK-ja e konsideron miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara si të domosdoshëm dhe se vetëm pas procedimit dhe aprovimit të tij në Kuvend është e hapur për diskutime për zgjedhjen e Presidentit.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës të premten në mbrëmje miratoi vendimin lidhur me nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke konstatuar se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e saj.

Tash, çështja e ndryshimeve të propozuara për Specialen pritet të kalojë në Kuvend, ndërsa koha për zgjedhjen e Presidentit po ngushtohet.

6 tetori është afati përfundimtar i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.