Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë
Gjashtë kandidatët për kryetar të Komunës Bërvenicë...

Gjashtë kandidatët për kryetar të Komunës Bërvenicë vazhduan fushatën zgjedhore. Sëbashku me partitë prezantuan programet dhe prioritetet e tyre para qytetarëve me fokus në infrastrukturës, zhvillim ekonomik, mbështetjen e të rinjve dhe bizneset lokale.
“Këtu kanë qenë rrënjët e familjes sime. Këtu kanë lindur prindërit e mi. këtu kanë jetuar dhe jetojnë njerëzit e mi, kanë ndërtuar shtëpitë e tyre, sepse rrënjët nuk janë vetëm vendi ku ke lindur, janë historitë që ti kanë treguar. Për mua Çellopeku është piëkrisht kjo, pjesë e historisë sime. Kjo është ajo që na mësojnë rrënjët, të mos harrojmë nga vijmë, por edhe çka u kemi borxh atyre që vijnë pas nesh. Çellopek, nuk erdha këtu për të treguar se prej nga vijnë rrënjëte mia, erdha për t’ia kujtuar vetes se prej nga vjen përgjegjësia. Ky vend, nuk mund të jetë thjeshtë vetëm një vend, është pjesë e jotja.” – tha kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini.
“Ne kemi një plan të ri për Bërvenicën. Bërvenica ka potencial shum më të madh se ajo që shohim sot. Qëllimi ynë është ta kthejmë këtë potencial në zhvillim real dhe mundësi konkrete për qytetarët. Ne kemi paraparë në programin tonë zhvillimor zgjedhor pesë shtylla kryesore për zhvillimin e komunës. Si shtyllë e parë e kemi: komunë funksionale, zhvillim dhe vende pune, të rinjtë dhe familjet, fshatra me perspektivë dhe e fundit një qeverisje me përgjegjësi. Me komunë funksionale nënkuptojmë zgjidhjen e problemeve bazë si infrastruktura dhe shërbimet publike.” – u shpreh kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji.
“Parashikojmë projekt për rikonstruimin e fushave të futbollit në Bërvenicë. Do të kemi klub të sportit, i cili tani u riparua në vitin 2022 dhe gjendet në ligën e tretë. Kjo është një ndër projektet kyçe, më tej mund që të niset me rikonstruim dhe rehabilitim të rrugëve në Gugurnicë e poshtme. Kjo është parashikuar të realizohet në disa faza pasiqë kjo rrugë është e gjatë, potyhuajse 17 kilometra dhe fondet janë të mëdha që të mund të realizohet përnjëherë.” – deklaroi kandidati i koalicionit ‘Maqedonia Jote’, Stojanço Radiçevski.
“Do të renovojmë sistemin për ujitje, me vendosjen e motorëve të ri dhe pompave. Me një sistem funksional do të përfshihet rreth 80% nga toka pjellore që është e një rëndësie të veçantë për bujqit dhe prodhimin lokal. Në Vollkovijë prioritet do të jetë ndërtimi i sistemit të kanalizimit. Çdo vendbanim meriton infrastrukturë bashkëkohore dhe kushte më të mira për jete. Në Çellopek do të nisim me realizimin e shtëpisë për pleqtë me të cilat do të sigurojmë kushte më të mira, kujdes dhe siguri për të moshuarit. Këto janë projekte konkrete, me të cilat duam të tregojmë se komuna e Bërvenicës mund të zhvillohet në mënyrë të barabartë.” – theksoi kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski.
“Për ndërmarjet e vogla do të angazhohem që në afat të shkurtër të konstatohet nëse mundet të mbeten në treg ose jo. Ndërmarjet e mesme kanë nevojë për kapital më të madh, por nëse përmbushen edhe ato gjatë analizave të tregut, atëherë ato japin përfitime të më mëdha. Dmth nëse analiza ime në praktikë dëshmon se kjo mundet, dhe unë sinqerisht shpresoj se mundet, kjo do të nënkuptonte të ardhura shtesë për një komunë, punësime shtesë dhe lirisht mund të them edhe për disa të rinjë të cilët kanë ambicie të bëhen drejtorë të këtyre ndërmarjeve.” – tha mes tjerash, kandidat i pavarur për Komunën e Bërvenicës, Dushan Bogdanovski.
