Francë, vijojnë protestat e nxënësve
Vazhdojnë protestat e nxënësve në Francë....

Vazhdojnë protestat e nxënësve në Francë. Qindra shkolla të mesme mbeten të bllokuara. Protesta e nxënësve të shkollave të mesme kulmon me incidente të dhunshme, zjarre dhe me ballafaqim me policinë në shumë pjesë të shtetit.
Ka të lënduar edhe nga të punësuarit në arsim, mes tyre edhe drejtorë e nxënës.
“Këtu ka të rinj që nuk mësojnë në shkollën tonë dhe nuk janë nga rrethi ynë. Vijnë me pushkaliqe dhe ne nuk e duam këtë. Ne duam të protestojmë vetëm për të drejtat tona dhe të ardhmen tonë.”
“Jam e vetëdishme se dhuna po ndodhë edhe në shkolla të tjera të mesme. Kjo nuk është ajo që duam. Dhuna nuk i ndihmon kauzës sonë. Duam të jemi të dëgjuar.” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar.
Ministri i brendshëm francez akuzon të Majtën për nxitje të protestës.
“Pamë edhe dhunë në zona urbane para ose 150 m larg shkollave. Pushkaliqe të hedhura drejt policisë, si ndaj gazetarëve ashtu edhe ndaj kalimtarëve. Forcat e sigurisë intervenojnë që kësaj dhunë t’i vjen fundi. Këto janë udhëzimet që jap. Nuk ekziston mënyrë tjetër veprimi.” – u shpreh Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez.
Lëvizja nisi më 17 shtator në rajonin e Parisit, si protestë kundër kushteve në shkolla dhe mungesës së fondeve për arsimin. Ajo është përhapur gradualisht në të gjithë vendin dhe është shoqëruar me incidente në disa qytete. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
