Botë

Al-Jezaira, kerkon nga gjermania lirimin e gazetarit

21.06.2015 13:16

Një gazetar i rrjetit televiziv “Al-Jazeera” është arrestuar në Gjermani pas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet egjiptiane...

Televizioni Al Jazeera u ka bërë thirrje autoriteteve gjermane që të lirojnë menjëherë gazetarin e tij, Ahmed Mansour, i cili është arrestuar të shtunën në Aeroportin Tegel të Berlinit, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Egjipti.
 
“Vendet e tjera nuk duhet të bien pre e shtypjes së medieve në Egjipt”, ka thënë Mostefa Souag, ushtrues i drejtorit të përgjithshëm të Al Jazeera-s.
 
Vitin e kaluar, drejtësia në Kajro e ka dënuar Mansourin në mungesë me 15 vjet burgim, nën akuzat për torturë.
 
Al-Jazeera thotë se akuzat kundër Mansourit, i cili ka edhe shtetësi britanike, edhe egjiptiane, janë absurde dhe të rreme.
 
Mansour pritet të dalë të hënën para gjykatësit gjerman.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU