“Jo në emrin tim”, protestë në Prishtinë dhe Berlin

04.10.2026 13:39

Vazhdojnë protestat me moton “Jo në emrin tim”...

Vazhdojnë protestat me moton “Jo në emrin tim” në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Prishtinë, sot mbahet protesta e 19-të me moton “Jo në emrin tim”. Tubimi do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” dhe pritet të nisë në orën 19:00.

Në Berlin, protesta është paralajmëruar për në mesditë, para Parlamentit gjerman, në sheshin “Platz der Republik 1”.

Organizatorët kanë ftuar bashkatdhetarët që t’i bashkohen tubimit kundër vendimit të Gjykatës Speciale. Një tubim me të njëjtën moto është zhvilluar të shtunën edhe në Munih, ku diaspora shqiptare shprehu kundërshtimin ndaj aktgjykimit.

Përmes protestës, pjesëmarrësit në kryeqytet kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale, ndërsa kërkojnë edhe nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.