Ndërgjegjësim për kancerin e gjirit, rreth 1.000 raste të reja çdo vit!
Rreth 1.000 raste të reja të kancerit të gjirit...

Rreth 1.000 raste të reja të kancerit të gjirit regjistrohen çdo vit në vend, dhe aktualisht rreth 7.000 pacientë po trajtohen ose janë trajtuar, tha Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Sipas tij është shumë e rëndësishme që gratë të dëgjojnë mesazhet për rëndësinë e parandalimit, zbulimit të hershëm dhe bisedës së hapur rreth kancerit të gjirit. Ministri i Shëndetësisë Klekovski poashtu ka theksuar se rritja e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit mbetet një nga prioritetet, duke theksuar se për trajtim të suksesshëm është e nevojshme të zbulohet sëmundja në kohë.
Një nga problemet kryesore tani, siç theksoi ai, është programi i skriningut për kancerin e gjirit, i cili sipas raportit të Zyrës Shtetërore të Auditimit është i pasuksesshëm.
“Rreth 1000 raste të reja në vit kemi me kancerin në gji, ndërsa për momentin kemi rreth 7000 pacientë që po trajtohen. Për momentin problemin kryesor e kemi programin e skriningut të kancerit në gji i cili sipas raportit të Zyrës Shtetërore të Auditimit është i pasuksesshëm, dhe do të na duhet komplet ta ndryshojmë konceptin. Për momentin dy medikamente për kancerin në gji i kemi vendosur tek lista pozitive, që të mund ta marrin në barnatore, dhe jo të vinë në Klinikën e Onkologjisë” – tha Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Vetëkontrollet e rregullta dhe zbulimi i hershëm mund të rrisin ndjeshëm mundësinë e trajtimit të suksesshëm të kancerit të gjirit, dhe tek gratë tek të cilat sëmundja zbulohet në një fazë të hershme, shkalla e mbijetesës tejkalon 99 përqind, dhe se duhet të ndryshon qasje e tenderimit të medikamenteve, vuri në dukje Ana Marjanoviq nga HEMA-ONKO.
“Mënyra se si kjo terapi sigurohet nuk është në rregull, sepse nuk mund të jenë tenderët e njëjtë si për beton ashtu edhe për medikamente, prandaj duhet ta ndryshojmë ligjin për medikamentet” – tha Ana Marjanoviq nga HEMA-ONKO.
Por gjatë eventit të Organizuar nga HEMA-ONKO, disa nga gratë e pranishme treguan se ishin diagnostifikuar, pa vërrejtur asnjë simptom.
“Diagnoza e parë, dhe operacionin e parë e kisha gjatë vitit 2018, pastaj kisha edhe një operacion, pranoj terapi të rregulltë”
“Kancerin të cilën e morra unë, u zbulua gjatë kontrolleve të rregullta që bëja në çdo 6 muaj, dhe mendoj se kontrollet duhet t’i bëjnë të gjitha gratë dhe vajzat të rregullta” – u shprehën për TVM2 disa nga qytetaret e diagnostikuara me kancerin e gjirit.
Sipas të pranishmëve vendi aktualisht nuk ka një program funksional të shqyrtimit, gratë kanë mundësinë të vërejnë ndryshime në kohë dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore më shpejt përmes vetëkontrolleve të rregullta. (Fitim Kryeziu, TVM2)
