Iu gjet armë dhe municion, arrestohet 33-vjeçari nga Shkupi
Prokuroria Themelore Publike Shkup...

Prokuroria Themelore Publike Shkup jep urdhëresë për zbatim të procedurës hetimore kundër një 33-vjeçari nga Shkupi për veprat penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar me armë apo lëndë plasëse”.
Sipas organit faktmbledhës, meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë se masa e paraburgimit është e nevojshme për zhvillimin e papenguar të procedurës penale, prokurori publik i ka dorëzuar gjykatës edhe propozim për caktimin e masës më të rreptë.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka zbuluar dhe sekuestruar sasi të madhe armësh, municioni dhe lëndësh eksplozive që janë të ndaluara për qytetarët – një bombë dore “M75” me rruaza metalike të implentuara me diametër prej rreth 2 mm me veprim shrapneli, gjithsej 240 plumba të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë e me kalibër 7.65 mm me një karikator me shtatë plumba, një pistoletë e markës Bereta me një karikator në të cilën ka pasur gjashtë plumba, si dhe rreth 7 gramë marihuanë. Në banesë është gjetur edhe një çelës motori, për të cilin ekzistojnë njohuri operative se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale të vrasjes.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
Lufta me krimin, MPB: Në 48 orë privuam 16 persona
Edhe Minisitria e Brendshme raporton se në dy ditët e fundit janë privuar nga liria 16 persona në lokacione të ndryshme të vendit, ku gjatë kontrollit është gjetur drogë ndërkaq për ta vazhdojnë kallëzimet përkatëse.
Rastet janë regjistruar në Shkup, Tetovë, Gostivar, Negotinë, Shtip, Kavadar dhe në pikën kufitare të Tabanocit.
Gajtë 24 orëve të fundit nga MPB njoftojnë edhe privimin e 12 shoferëve për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Nëntë prej tyre kanë drejtuar automjetin pa e dhënë provimin e vozitjes. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
