Integrimi i vendit, Iotova: Mickoski ta lexojë politikën e zgjerimit

04.10.2026 17:48

Derisa Sofja zyrtare akoma mbetet e heshtur...

Derisa Sofja zyrtare akoma mbetet e heshtur lidhur me ftesën e palës së RMV-së për takim dyplaësh mes dy minstrave të jashtëm fqinj, Mucunski dhe Çamova, presidentja e Bullgarisë Iliana Iotova me deklaratë para mediave të atjeshme.

Mes tjerash përkujton kryeministrin Mickoski se procesi eurointegrues i vendit nuk ka stagnuar për shkaqe bilaterlale. Sipas saj, kjo është në suaza të politikës së zgjerimit të Unionit për Maqedoninë e Veriut.

“Zotëri Mickoski, me shumë kujdes, duhet ta lexojë politikën e Evropës për zgjerim në raport me Maqedoninë e Veriut dhe të harrojë se kjo është çështje bilaterale, siç mundohet ta paraqesë ai. Unë jam njeri që ec me hapa të vegjël, dhe fillimisht do të doja të zgjidhej çështja me 23 vjeçaren, Iva Mihajllova, ngaqë rastin e kemi dërguar përpara institucioneve më të larta evropiane e ndërkombëtare.” – tha Presidentja bullgare, Iliana Iotova.

LSDM: VMRO çon drejt izolimit dhe shpërnguljes

Ndërkohë, në vend vazhdojnë akuzat ndërpartiake për ngërç të procesit eurointegrues. Që kur VMRO-DPMNE udhëheq me ekzekutivin, qytetarët fituan izlom dhe ikjen nga shetiti, thonë nga Lidhja Socialdemokrate.

“Çka sollën dy vite e gjysmë VMRO-ja dhe Mickoski? Varfëri. Izolim. Shkatërrim të afarizmit. Standart më të keq. Shpërngulje edhe më të madhe të të rinjëve. “Ekonomi të tretë” në Evropë me portofole të zbrazëta dhe frigoriferë të zbrazët. Tani çka? Zgjedhje pranverore? Të ikë nga obligimet ndaj BE-së?” – thuhet në kumtesën e LSDM-së.

VMRO: Filipçe e do BE-në, fsheh skandalet

Ndërkohë, VMRO duke pretenduar për një skandal prej 37 milionë euro në Minsitrinë e Mbrojtjes, kur me të udhihiqte Petrovska, fton kreun e socialdemokratëve Venko Filipçe të ndihmojë në zbardhjen e rastit, në mënyrë që të dëshmojë se vërtetë angazhohet për luftim të korrupsionit.

“Flipçe duhet të dalë në publik dhe të dëshmojë nëse di edhe raste të tilla apo të përafërta nga rradhët e LSD-së, sepse vetëm kështu shkohet në Evropë, e jo me gënjeshtra dhe manipulime të publikut. Filipçe është në hap për t’u përfshirë edhe realisht në luftën kundër korrupsionit, si kusht kryesor për anëtarësi në BE.” – u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO -DPMNE.

“Filipçe si person që dëshiron integrim në BE me çdo kusht dhe poashtu edhe prokurori evropiane, të ndihmojë institucionet me dhënien e informacioneve poseduese në këtë rast.” - shtojnë nga VMRO-DPMNE. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)