Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë

04.10.2026 18:20

Kandidatët për kryetar të Komunës së Bërvenicës...

Kandidatët për kryetar të Komunës së Bërvenicës vazhduan fushatën zgjedhore. Sëbashku me partitë prezantuan programet dhe prioritetet e tyre para qytetarëve me fokus në infrastrukturës, zhvillim ekonomik, mbështetjen e të rinjve dhe bizneset lokale.

Kandidati i VLEN –it, Jakup Huseini, sonte para banorëve të fshatit Çellopek do të shpalos platformën elektorale. Kandidati i AKI-së Arkin Jahiji ka takuar banorët e Tenovës, ndërkaq platforma e tij ka në fokus të rinjtë, ngritjen e cilësisë në arsim, sport dhe punësime.

Edhe kandidatët të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe kandidati i pavarur, Dushan Bogdanovski, kanë vazhduar aktivitetet në terren.