Merz në një vizitë në Kiev, thirrje presidentit rus për të ndalë luftën

04.10.2026 20:02

Kancelari gjerman Friedrich Merz...

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mbërritur në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar, ku pritet të bëjë publike një pako të re ndihmash nga Shteti gjerman në drejtim të Ukrainës me vlerë më shumë se 1.3 miliardë euro dhe të finalizojë një marrëveshje për të prodhuar së bashku dronë dhe armë të tjera.

Por vizita e tij së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev, nuk kaloi qetë, gjatë orëve të para të mëngjesit Zelensky ka konfirmuar sulmin rus me dronë ndaj Urës Veriore të Kievit, ku një person humbi jetën.

“Pa dyshim se ishte një sulm i tmerrshëm, po sulmojnë edhe në orët e hershme të mëngjesit edhe pse kancelari është këtu” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Por, kancelari gjerman Merz, nga Kievi i bëri thirrje presidentit rus Vlladimir Putin, që ta ndërpresë luftën.

“Në këtë mëngjes të qetë në Kiev u dëgjuan sirenat për rrezik ajror, dhe prandaj dua të pyes z.Putin a keni ndërmend ta ndërpresni këtë luftë të pa kuptimt. Jemi të gatshëm të bisedojmë për fundin e kësaj lufte, por sulmet barbare nga Ukrainës, vendbanimeve dhe popullatës civile duhet të përfundojnë” – u shpreh Kancelari gjerman, Friedrich Merz.   

Presidenti ukrainas Zelensky poashtu theksoi se gjashtë rajone anembanë Ukrainës u sulmuan nga dronët rusë gjatë natës, ku në shënjestër ishin edhe pallate banimi. Kancelari gjerman tha se javët e ardhshme ishin veçanërisht të rëndësishme për Ukrainën dhe paralajmëroi se pasojat e luftës, nuk do të kufizohen vetëm në Ukrainë. (Fitim Kryeziu, TVM2)