Maqedoni

Parashikimi i motit

05.10.2026 08:52

Me diell dhe relativisht ngrohtë, temperaturat deri në 29 gradë

Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme.
 
Temperatura minimale do të lëvizë nga -3 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 29 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 27 gradë Celsius.
 
Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPH), edhe gjatë ditëve në vijim moti do të jetë relativisht i ngrohtë. Deri të mërkurën, mëngjeset do të jenë të kthjellëta dhe të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell.
 
Nga e enjtja pritet shtim i vranësirave dhe rritje e temperaturave të mëngjesit, ndërsa të premten do të ketë kushte për reshje lokale shiu.