Maqedoni
Kryeministri Mickoski në përurimin e një çerdheje në Komunën e Tearcës
05.10.2026 09:41
Mickoski sot do të marrë pjesë në përurimin solemn të çerdhes së re për fëmijë në Komunën e Tearcës...

Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në përurimin solemn të çerdhes së re për fëmijë në Komunën e Tearcës. Në hapje do të marrin pjesë edhe ambasadori i BE-së, Michalis Rokas, dhe kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi.
Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat.
