Ekonomi
Sot vendim i ri për çmimet e karburanteve
05.10.2026 10:38
Komisioni Rregullator për Energjetikë duhet t’i publikojë çmimet e reja të karburanteve...

Komisioni Rregullator për Energjetikë duhet t’i publikojë çmimet e reja të karburanteve. Kryeministri Hristijan Mickoski pret ulje të çmimeve. Vendimi i vendeve më të zhvilluara të “G7” për të nxjerrë në treg 100 milionë fuçi naftë dhe dizel nga rezervat do të ndikojë në uljen e çmimeve.
Qeveria po negocion edhe me OKTA-n për një zbritje shtesë, me çka, siç thotë kreu i Qeverisë, vendi do të vazhdojë të ketë çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon. Me masat e ndërmarra nga Qeveria, në Buxhet mblidhen më pak të ardhura nga akcizat dhe TVSH-ja, prandaj këtë muaj do të ketë një ribalanc të ri, të dytë, të Buxhetit.
Me vendimin e fundit të KRrE-së, çmimi i dizelit u ul për katër denarë e gjysmë, ndërsa benzina u shtrenjtua për një denar. Eurosuper BS-95 shitet me çmim prej 100 denarësh për litër, ndërsa BS-98 me 102 denarë për litër. Dizeli kushton 100 denarë për litër.
