Maqedoni

Ekspertët juridik: Ndryshimet në ligjin për azil me interes të dyanshëm

21.06.2015 13:58

Ndryshimi i ligjit për azil është hap pozitiv në formimin e kornizës ligjore dhe miratimi i këtij ligji ishte më se i domosdoshëm për vendin,vlerëson analisti jurdik Naser Ziberi...

Ai e konsideron këtë ligji si të dobishëm për të  dyja palët. Mbron interesat jurdike dhe garanton siguri, mbrojte dhe status të sigurtë për emigrantët  që kalojnë transit në Maqedoni.
         
“Ligji në fakt ka funksion të dy anshëm. Së pari mbron interesat e Republikës së Maqedonisë dhe ai është sjell për të krijuar kornizë ligjore që Maqedonia në një fare mënyre të mbrohet nga vala e emigrantëve  të paligjshëm sepse ata deri më tani ligjerisht nuk kanë qenë trejtuar. E tani parashihet procedur e rregulluar me ligj se si kush trajtohet si azilant, në çfarë afati duhet të paraqitet  para organeve kompetente të vendit”, tha Naser Zyberi, analist jurdik.
 
Zyberi thotë se në periudhën e ardhshme numri i emigrantëve në  mbarë Evropën do të rritet gjithnjë e më shumë, duke marrë parasyshë situatën  e tensionuar në Lindjen e Mesme, Afrikën veriore, Libi dhe në Siri. 
 
Por sipas tij bazuar ne keto te dhena ai thote se Maqedonia ka kapacitet të përballet me fluksin e emigrantëve.
 
“Ligji nuk do të ketë ndonjë efekt të dukshëm të stimulimit ose destimulimit përkundrazi, vala e refugjatëve do të zvoglohet ose do të zmadhohet varësisht nga  situata që do të jetë në këto vende. Në rast se geindet një marrëveshje për stabilizimin e situates të sigurisë atje, mund të pritet zvgolim i  numrit të emigrantëve.Ligji ka efekte në trajtimin  dhe sigurine  e tyre dhe procedurave ligjore që Maqedonia duhet ti aplikojë në ballafaqim me këtë valë”, shtoi Zyberi.
 
Me ndryshimet e reja  në  ligjin  për azil,  tani e tutje  emigrantëve u garantohet status i sigurtë dhe mbrojte jurdike. 
 
Ata brenda 72 orëve duhet të vendosin a do të kërkojnë azil apo do të kalojnë transit përmes Maqedonisë. 
 
Emigrantëve u garantohet  gjithashtu edhe përdorimin e mjeteve të transportit publik derisa tranzitojnë përmes Maqedonisë. 
 
REXHEP QAMILI