Rajon

Kuvendi i Kosovës voton në parim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Specialen

05.10.2026 12:35

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara....

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në votim morën pjesë 91 deputetë. Të gjithë votuan në favor të projektligjit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë, për t’u miratuar përfundimisht.
 
Pak para seancës plenare, ai është votuar unanimisht nga anëtarët e Komisionit që kanë qenë prezent. Për ndryshim të Ligjit kanë votuar 9 deputetë, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
 
Nga PDK-ja, e cila e ka iniciuar nismën për ndryshimin e Ligjit, kanë thënë se presin që ai të miratohet sot në të dyja leximet. Edhe Aleanca kërkoi që edhe votimi i dytë të bëhet sot.
 
Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit edhe pas votimit në lexim të parë. Organizatorët thanë se do të qëndrojnë aty derisa projektligji të kalojë edhe në lexim të dytë.