Ekonomi

Ulen çmimet e derivateve të naftës

05.10.2026 13:18

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut pësojnë ndryshime....

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,85 % në raport me vendimin e datës 28.9.2026.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 3,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,285 denarë për kilogram.
 
Nga data 6.10.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 98,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 100,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 97,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 108,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 49,597 (denarë/kilogram)