Maqedoni

Askioni i djeshëm policorë në kumanove, 16 të arrestuar për trafikim emigrantësh

21.06.2015 14:47

Ministria e Punëve të Brendëshme gjatë aksionin të djeshëm policorë ne Kumanovë nën akuzën për trafikim me njerëz ka ngritur kallzim penal për 16 persona...

Sipas Zëdhënësit të kësaj Ministrije të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Maqedonisë, vetëm njëri prej tyre është shtetas i huaj nga Bangladeshi, i cili kishte rolin e organizatorit.
 
“Të dyshuarit u sollën para gjykatës nga ana e të cilës i’u është dhënë paraburgimi. Me procedurë të posaçme hetimore, arritëm që me sukses t’i identifikonim organizatorët e këtij grupi kriminale, i cila në mënyrë të organizuar për një kohë të gjatë punonte në strehimin dhe transportimin e emigrantëve në territorin e Maqedonisë.Ky grup kriminal kishte kryer kontrabandë me grupe të mëdha të emigrantëve me origjinë nga Siria, Avganistan, Pakistan, Sudan dhe vende të tjera  nga Lindja e Mesme dhe e Largët, të cilat janë sjellur në Greqi pastaj nëpër territorin e Maqedonia kanë shkuar në Serbi dhe prej atje drejt vendeve të Evropës”, tha Ivo Kotevski, Zedhënës I MPB-së.
 
Anëtarët e këtij grupi ka vepruar si pjesë e një rrjeti të madh ndërkombëtar kriminal të drejtuar nga një person me nofkën "BANGLLADESHI" i cili një kohë të gjatë  ka qëndruar në fshatin Vaksincë.
 
Secili anëtar i grupit ka pasur detyra të ndryshme rreth kontrabandimit të emigrantëve, dhe një emigrat është detyruar të paguaj prej 600 deri ne 1000 euro.
 
Sipas MPB-së poashtu katër të dyshuar janë në arrati dhe forcat policore jan në kërkim të tyre.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU