Maqedoni
Gjendja me zjarret, QMK: 46 zjarre në hapësira të hapura
06.10.2026 10:10
QMK informon se deri në orën 07:30 janë evidentuar gjithsej 46 zjarre në hapësirë të hapur...

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 07:30 janë evidentuar gjithsej 46 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave shtatë janë aktive, ndërsa një zjarr është vënë nën kontroll.
Zjarre aktive ka në disa lokacione në mbarë vendin. Në Komunën e Dibrës, zjarri ka përfshirë zonën “Nad Borovite”, në drejtim të fshatrave Tatar Elevci dhe Korab, si dhe në drejtim të fshatit Banjishtë. Zjarr aktiv ka edhe mes fshatrave Belçishtë dhe Leshan në Komunën e Debërcës.
Vatra zjarri janë regjistruar edhe te fshati Jabollçishtë në Komunën e Çashkës, te fshati Strimë në Komunën e Likovës, mbi Liqenin e Bogovinës në Malin Sharr, në deponinë “Krasta” në Kumanovë dhe te fshati Dobroven në Komunën e Novacit.
