Maqedoni

Kontrolle të shtuara në komunikacion për përdorimin e telefonave celularë në kuadër të fushatës “Focus on the Road”

06.10.2026 10:57

Nga 5 deri më 11 tetor, Ministria e Punëve të Brendshme po zbaton kontrolle të shtuara në komunikacion...

Nga 5 deri më 11 tetor, Ministria e Punëve të Brendshme po zbaton kontrolle të shtuara në komunikacion, të përqendruara në përdorimin e parregullt të telefonave celularë, kufjeve dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë pjesëmarrjes në komunikacion.
 
Kontrollet janë pjesë e fushatës ndërkombëtare të ROADPOL-it “Focus on the Road”, e cila njëkohësisht po zbatohet në 34 vende evropiane, me qëllim zvogëlimin e rreziqeve nga shpërqendrimi dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.
 
Nga MPB paralajmërojnë se shkrimi i mesazheve, bisedat telefonike, kontrollimi i njoftimeve dhe përdorimi i rrjeteve sociale gjatë drejtimit të automjetit e largojnë vëmendjen nga rruga dhe rrisin rrezikun e aksidenteve në komunikacion.
 
MPB u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të jenë të përgjegjshëm dhe plotësisht të përqendruar në rrugë, me mesazhin: “Drejtoni me kujdes – shikoni rrugën. Telefonin lëreni për më vonë.”