Rajon

Natë e tensionuar në Prishtinë, protestuesit janë mbledhur edhe sot

06.10.2026 11:40

Prishtina ka kaluar një natë të tensionuar, ku protesta para Kuvendit të Kosovës ka kaluar në përplasje mes protestuesve dhe Policisë....

Prishtina ka kaluar një natë të tensionuar, ku protesta para Kuvendit të Kosovës ka kaluar në përplasje mes protestuesve dhe Policisë.
 
Në rrugët përreth janë djegur kontejnerë dhe janë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
 
Protestuesit janë mbledhur edhe sot dhe kërkojnë miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili u miratua në lexim të parë.