Botë
Trump nënshkroi vendimin, zgjerohet qasja në naftë pa taksa
06.10.2026 12:04
Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që zgjeron qasjen në naftën dizel që nuk i nënshtrohet taksave...

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që zgjeron qasjen në naftën dizel që nuk i nënshtrohet taksave.
Trump-i e nënshkroi urdhrin gjatë një tubimi në Nebraska, duke theksuar se me të hiqet kërkesa që kjo lloj nafte të përdoret vetëm për automjetet jashtë rrugës dhe u mundësohet të gjithëve të blejnë të ashtuquajturën naftë të kuqe, pa paguar taksë. Nafta e kuqe ose dizeli për automjete jashtë rrugës, është karburant i shënuar me ngjyrë të kuqe, i cili gëzon trajtim të favorshëm tatimor.
Trump-i pranoi se nuk e di se për çfarë lloj karburanti bëhet fjalë: “Nuk e di çfarë është, por çfarëdo që të jetë, duhet të jetë vërtet e mirë.”, u shpreh me shaka para të pranishmëve.
Çmimet e derivateve kanë arritur nivele rekord për shkak të luftës me Iranin, duke ushtruar presion mbi Partinë Republikane vetëm disa javë para zgjedhjeve të mesmandatit.
