Tenis, Alkaraz mbrojti titullin në Tokio

06.10.2026 15:22

Tenisti spanjoll Karlos Alkaraz mbrojti sot titullin në turneun e Tokios...

Tenisti spanjoll Karlos Alkaraz mbrojti sot titullin në turneun e Tokios, pasi në finale mposhti çekun Jirzhi Leheçkën me rezultatin 2:0 në sete 7:6 (4), 6:4.
 
Tenisti i tretë në botë triumfoi ndaj të 19-it në renditjen ATP pas 96 minutash lojë, duke fituar trofeun e parë që nga turneu i Dohas në shkurt dhe titullin e 27-të në karrierë. Alkaraz u bë vetëm tenisti i tretë që arrin të mbrojë titullin në Tokio, pas Stefan Edbergut dhe Pit Sampras, që kishin fituar në vitet e 90-ta. (Gazetar: Safet Ademi)