Mektiç dhe Krajicek fituan titullin në dyshe

06.10.2026 15:23

Kroati Nikola Mektiç dhe amerikani Austin Krajicek fituan turneun ATP 500 në Tokio në konkurrencën e çifteve....

Kroati Nikola Mektiç dhe amerikani Austin Krajicek fituan turneun ATP 500 në Tokio në konkurrencën e çifteve.
 
Në finale, dyshja e renditur e katërta, pas një beteje të madhe, mposhti francezët Theo Arribage dhe Albano Olivetti, të cilët ishin të dytët në renditje, me rezultatin 2:1 në sete. Për Mektiçin dhe Krajicekun ky është titulli i dytë i përbashkët, pasi më herët gjatë këtij viti triumfuan në Delray Beach. (Gazetar: Safet Ademi)