Sinner njoftoi fundin e sezonit

06.10.2026 15:25

Sinner njoftoi të martën në rrjetet sociale se, për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë, nuk do të luajë më gjatë vitit 2026.

Tenisti më i mirë në botë, Jannik Sinner, njoftoi të martën në rrjetet sociale se, për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë, nuk do të luajë më gjatë vitit 2026.
 
“Zyrtarisht, sezoni im 2026 ka përfunduar, pasi në marrëveshje me mjekët kemi vendosur të trajtojmë gjurin e dëmtuar.”, deklaroi tenisti italian 25-vjeçar.
 
Mungesa e tij pritet të sjellë ndryshim në krye të renditjes ATP, ku gjermani Alexander Zverev mund të ngjitet në vendin e parë për herë të parë në karrierën e tij. (Gazetar: Safet Ademi)