Maqedoni
Prokuroria kërkon dënim maksimal për vrasësin serik të grave
06.10.2026 17:10
Në seancën gjyqësore përfundimtare, në Gjyqin Themelor të Kumanovës...

Në seancën gjyqësore përfundimtare, në Gjyqin Themelor të Kumanovës, sot u dëgjuan fjalët përfundimtare të prokurorit Lubomir Llape në procesin ndaj vrasësit serik të grave të moshuara, Trajçe Bojkovski, i cili akuzohet për vrasjen makabre të 4 grave të moshuara në rajonin e Kumanovës.
Prokurori publik Lubomir Llape, në fjalën përfundimtare për të akuzuarin Bojkovski, kërkoi dënim maksimal, respektivisht burgim të përjetshëm.
"Sa i përket asaj se përse kërkova dënim maksimal, burg të përjetshëm, kjo nga më tepër arsye. Kjo në rend të parë për arsye se kryerësit e veprave të këtilla, kurse në bazë të ekspertizës psikiatrike del konstatimi se nuk ka mundësi të risocializimit të të akuzuarit dhe ekziston rreziku për përsëritjen e veprave, thjesht nuk shoh mundësi se si mundet i njëjti të kyçet në shoqëri, edhe përkundër faktit se disa herë deklaronte se pendohet për veprat e kryera, por thjesht ato llogariten si deklarata manipulative.", - theksoi prokurori publik, Lubomir Llape.
Sikurse prokurori edhe tre përfaqësuesit juridik të familjeve të dëmtuara kanë kërkuar dënimin maksimal për të akuzuarin Trajçe Bojkovski. Shqiptimin definitiv të dënimit ndaj Trajçe Bojkoskit, gjyqi pritet ta kumtojë ditën e premte.
FATLUM AQIFI
