Ministria e Shëndetësisë, vaksinat kundër gripit këtë muaj

06.10.2026 17:11

Nga Ministria e Shëndetësisë presin brenda muajit që vaksinat të sigurohen...

Nga Ministria e Shëndetësisë presin brenda muajit që vaksinat të sigurohen përmes kanaleve ndërkombëtare dhe po bëjnë përpjekje që vaksinat kundër gripit sezonal të sigurohen sa më shpejt të jetë e mundur, për vaksinimin e kategorive të cenueshme të qytetarëve të fillojë sipas planit.
 
Sipas tyre, problemi është global për shkak të ndryshimeve në llojet e viruseve në përbërjen e tyre, prandaj prodhimi i vaksinave u vonua.
 
“Në tenderin e publikuar për furnizim nuk arriti asnjë ofertë – arsyeja është një problem në prodhimin në nivel global, jo në procedurën tonë. Këtë vit, për herë të parë, të tre llojet virale në përbërjen e vaksinës (dy për gripin A dhe një për gripin B) kanë ndryshuar menjëherë. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe FDA e ShBA-së i përditësuan të tre llojet së bashku, gjë që vonoi fillimin e prodhimit nga prodhuesit në të gjithë botën.”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Po ashtu theksojnë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër gripit sezonal për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.
 
“Vaksinimi mbetet mbrojtja më e sigurt nga format e rënda të gripit dhe ndërlikimeve, veçanërisht për të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Për çdo përparim qytetarët do të informohen në kohën e duhur.”, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI