Maqedoni

Ndalohen nëntë shoferë, një është thirrur në bisedë zyrtare "për drejtim të pakujdesshëm të automjetit"

06.10.2026 18:38

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend...

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë privuan nga liria nëntë shoferë dhe një e thirrën në bisedë zyrtare për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
 
"Prej tyre, tetë kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: I.Xh. (34), O.E. (21), N.T. (20), të gjithë nga Shkupi, E.D. (19) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, një 17-vjeçar nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, S.D. (65) nga Serbia, një 16-vjeçar nga Velesi dhe Sh.A. (48) nga Prilepi, i cili ka drejtuar automjetin edhe nën ndikimin e alkoolit".
 
"Me masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit ka drejtuar V.D. (31) nga fsh. Razllovc, rrethina e Dellçevës. Ndërsa, D.G.T. (24) nga Holanda ka drejtuar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, përkatësisht ka drejtuar me shpejtësi prej 175 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë".
 
"Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkooli, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion", thonë nga MPB.