Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë

06.10.2026 18:12

Kandidatët për kryetar të Komunës së Bërvenicës vazhdojnë fushatën për zgjedhjet...

Kandidatët për kryetar të Komunës së Bërvenicës vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e 18 tetorit. Duke kërkuar besimin e qytetarëve, ata vazhdojnë të shpalosin ofertën e tyre programore.
   
“Do të bëjmë rikonstruim të plotë të shkollave në komunë. Pastrimin dhe zgjidhjen përfundimtare me deponitë e egra, ndriçimin e rrugëve dhe rrugicave në të gjitha fshatrat. Do të krijojmë zonë agroindustrial dhe vende të reja pune, një zonë moderne për përpunimin e produkteve bujqësore, me mbështetje për prodhuesit lokal për një plasim stabil të produkteve në treg. Do të angazhohem për rikonstruim të plotë dhe zgjerim të rrjetit të ujësjellësit dhe zgjidhjen e problemit me ujin në fshatin Gurgurnicë. Edhe pse nuk është vënë në letër, por mund me të drejtë t’u premtoj banorëve se që në vitin e parë të mandatit tim do të nisim të ndërtojmë morgun në fshatin Bërvenicë.”, - deklaroi kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski.
 
“Do të përkushtohem për vendosje të kontrollit të rreptë të furnizimeve publike dhe ajo që është motiv për mua është kursim deri në 10% nga programi buxhetor të komunës. Ky kursim prej 10% do të ishte rreth diku 500 mijë euro dhe kjo nuk është pak. Çka do të nënkuptonte ky kursim? Pra, kjo do të ishte ndonjë fond, të cilën Komuna e Bërvenicës do të mund ta shfrytëzonte nëpërmjet Këshillit për programe, të cilat do të jenë të nevojshme për vetë banorët e Bërvenicës.”, - theksoi kandidati i pavarur, Dushan Bogdanovski. 
 
“Një lidhje më të fortë me diasporën, duke e përfshirë atë në zhvillimin ekonomik të komunës. Rinia dhe mundësitë për të ardhmen. Të rinjtë duhet të kenë më shumë mundësi për arsim, punësim dhe angazhim në mënyrë që perspektivën e tyre ta ndërtojnë edhe këtu. Shtylla e katërt: infrastrukturë dhe mjedis më i mirë, sepse zhvillimi shihet në rrugë, në ndriçim, në ujësjellës, në kanalizim dhe në një mjedis më të pastër, por këto katër shtylla janë vetëm korniza.”, - u shpreh kandidati i VLEN-it,  Jakup Huseini.
    
“Prioritet mbi të gjitha është investimi në të ardhmen tonë. E ardhmja jonë janë fëmijët tanë dhe ne të gjithë bashkërisht do të angazhohemi për vendin tonë, për fëmijët tanë dhe për familjet tona dhe bashkë dhashtë zoti të dalim faqebardhë dhe fitimtarë në këto beteja të cilat na presin. Ne çdo herë jemi rreshtuar në anën e duhur. Ata të cilët rreshtohen në anën e duhur mund të kenë vështirësi, mund të kenë probleme, por në fund gjithmonë të ngadhënjejmë dhe të dalim fitimtarë. Prandaj më 18 tetor besoj se do të dalim fitimtarë.”, - deklaroi kandidat i AKI-së, Arkin Jahiji. 
 
“Do të angazhohemi për realizim të projektit qendër për njohuri dhe aftësi praktike. Në komunë do të hapet qendër multifunksionale që do t’i lidhë shkollat e mesme, fakultetet dhe ndërmarrjet lokale. Qendra do të ofrojë trajnime praktike për profesionet më të kërkuara, të IT-së, marketingut digjital, elektroteknikë, teknologjitë bujqësore, si dhe programet për rikualifikim të personave të papunë. Një pjesë e hapësirës do t’i dedikohet hapësirës së përbashkët. Më tej do të bëjmë ndërtimin, rikonstruimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe rrugicave në Bërvenicë dhe këto janë aktivitete që po realizohen.”, - theksoi kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.