Maqedoni

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, pa pritje më të gjata në pikat kufitare

07.10.2026 09:15

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata.
 
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.
 
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së gurëve. Kjo vlen veçanërisht për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.