Maqedoni

Seancë e Këshillit Gjyqësor

07.10.2026 10:01

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë do të mbajë seancën e 558-të...

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë do të mbajë seancën e 558-të, në rendin e ditës të së cilës janë disa pika, mes tyre edhe miratimi i Rregullores së Punës së Këshillit Gjyqësor.
 
Në seancë, anëtarët e Këshillit Gjyqësor, siç është paralajmëruar, do të vendosin lidhur me deklaratën e një gjyqtari të Gjykatës Themelore të Gostivarit për transferim të përkohshëm, si dhe për zgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve porotë.
 
Në rend dite është edhe formimi i Komisionit të Raportuesve lidhur me kërkesat për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës.