Maqedoni
QMK: 33 zjarre në hapësirë të hapur gjatë 24 orëve të fundit, katër aktive, dy nën kontroll
07.10.2026 10:36
Katër zjarre në hapësirë të hapur janë aktive, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar gjatë 24 orëve të fundit....

Katër zjarre në hapësirë të hapur janë aktive, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar gjatë 24 orëve të fundit. Gjithsej janë regjistruar 33 zjarre, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
Aktive janë zjarret në Komunën e Çashkës, në fshatin Jabollçishtë, në vendin e quajtur “Bikov Grob”, ku digjen pyje ahu dhe lisi, shkurre dhe bimësi e ulët, si dhe në Komunën e Likovës, pranë fshatit Strimë, në vendin “Guri Kuq”, ku digjen pyll me pisha dhe bimësi e ulët.
Zjarr aktiv ka edhe në Komunën e Prilepit, pranë fshatit Dren, ku digjet pyll i përzier, si dhe në Komunën e Dibrës, pranë fshatit Kosovrast i Epërm, në lokalitetet “Krushno” dhe “Vlozhno”, ku është përfshirë një sipërfaqe pyjore.
Nën kontroll janë zjarret mes fshatrave Draçevicë dhe Cvetovë në Komunën e Studeniçanit, në vendin “Kaldired”, ku digjet bimësi e ulët, si dhe zjarri në deponinë Krasta në Komunën e Kumanovës.
