Maqedoni

VMRO DPMNE shënon 25 vjetorin, Gruevski: Partia po merr grushtin më të fortë

21.06.2015 15:59

Kryetari i VMRO DPMNE-së njëkohësisht kryeministër, Nikolla Gruevski ka pranuar se partia e tij po merr grushtin më të fortë që nga themelimi i saj...

Në 25 vjetorin e partisë, Gruevski akuzoi LSDM-në se po përpiqet të zhbëjë partinë e tij përmes një beteje, sipas tij, të manipuluar dhe qyqare në bashkëpunim me forcqa të erëta, gjithmonë duke aluduar në aferën e përgjimit në masë dhe publikimin e të ashtuquajturave bomba.
   
“Partia po e tejkalon edhe grushtin më të fuqishëm që e ka marrë deri më tani. Në formë skajshmërisht manipulues dhe qyqar. Në pamundësi që të fitohet në betejë normale politike, në garë me ide, me punë dhe rezultate, me reforma dhe vepra, kundërshtari duke bashkëpunuar me forca të errëta, sic e tha vetë dhe të gjithë e pamë atë, u përpoq në formë më brutale dhe formë jodemokratike të na e zhbëjë partinë duke i bërë dëm të madh shtetit dhe qytetarëve të saj”, tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO DPMNE-së.
 
Pavarësisht këtij grushti, Gruevski sërish parasheh fitore në zgjedhjet e paralajmëruara për në prill. 
 
Sipas tij, zgjedhjet janë të paevitueshme dhe LSDM, do ta merrë përgjigjen në këto zgjedhje.   
 
“Duke parë që LSDM nuk planifikon të ndalojë me shkatërimin e shtetit përmes moskthimit në Kuvend dhe krijimit të atmosferës së keqe vlerësuam se kësaj here ka nevojë për intervenim të popullit përmes pjesëmarrjes masive në zgjedhje të organizuara korrekte dhe demokratike, ku populli do t’i përgjigjet edhe LSDM-së dhe skenaristëve të tyre se kush është forca e manipuluesve dhe kush është forca e popullit”, shtoi Gruevski.
 
Edhepse zgjedhjet nuk janë shpallur zyrtarisht, rrjedhimisht as fushata parazgjedhore nuk ka filluar, Gruevski shfrytëzoi tubimin për datëlindjen e partisë që të promovojë projektet e realizuara dhe qeverisë, njëkohesisht paralajmëroi një numër të madh të projekteve infrastrukturore, në hemisferën lindore të Republikës.    
 
SHPËTIM NUREDINI