Botë

Ukrainë, sulme masive, të paktën tetë të vrarë

07.10.2026 11:02

Dy persona u vranë në kryeqytetin Kiev, katër në qytetin verior Pryluki, ndërsa dy të tjerë në rajonin qendror të Poltavës...

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet masive ruse me dronë dhe raketa në Ukrainë gjatë natës së të mërkurës.

Dy persona u vranë në kryeqytetin Kiev, katër në qytetin verior Pryluki, ndërsa dy të tjerë në rajonin qendror të Poltavës, thanë autoritetet ukrainase. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia lëshoi 130 dronë dhe 48 raketa të lundrimit, si dhe raketa balistike. Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 161 objektiva. Sulmet u përqendruan në Kiev dhe Poltava, si dhe në rajonet Dnipropetrovsk në juglindje dhe Harkiv në verilindje.
 
“Ukraina është goditur sërish nga raketat ruse gjatë gjithë natës.”, shkroi në Telegram Dmytro Lubinets, komisioner i Parlamentit të Ukrainës për të drejtat e njeriut.