Rajon

Zgjedhja e presidentes së Kosovës, Begaj: Shqipëria dhe Kosova, bashkë në çdo sfidë

07.10.2026 11:36

Begaj ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës....

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës.
 
Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane.
 
“Urime të përzemërta zonjës Justina Shiroka Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Begaj.
 
“Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, ka përfunduar ai.