Rajon

Zgjedhja e presidentes, Kurti: Vendi ka institucione stabile

07.10.2026 11:43

Kurti ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës, duke thënë se me këtë vendi ka institucione stabile.
 
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se bashkë me zgjedhjen e presidentes është miratuar edhe ligji me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë.
 
“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka Pula, Kosova ka institucione stabile.”, ka shkruar Kurti.
 
Ai ka thënë se do të punohet bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK-së. Kurti ka falënderuar deputetët që morën pjesë në votim, si dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për pranimin e propozimit.