Botë
Lufta ShBA – Iran, Vance: Irani të reduktojë uraniumin
07.10.2026 12:12
Vance ka deklaruar se Irani duhet të bëjë një reduktim “domethënës” të kapaciteteve të tij për pasurimin e uraniumit...

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar se Irani duhet të bëjë një reduktim “domethënës” të kapaciteteve të tij për pasurimin e uraniumit, nëse dëshiron t’i plotësojë kërkesat e ShBA-së dhe t’i japë fund luftës shtatëmujore mes dy vendeve.
Vance tha se Uashingtoni nuk do të mjaftohet me premtime për reduktime të ardhshme, por kërkon masa konkrete nga Teherani.
“Nëse nuk dëshironi armë bërthamore, atëherë pse ju nevojitet karburant i pasuruar në 60 për qind? Nëse dëshironi të tregoni përkushtim për të mos ndërtuar armë bërthamore, mos prodhoni karburant shumë të pasuruar.”, tha Vance.
Sipas tij, çdo marrëveshje e mundshme duhet të përfshijë një reduktim real të kapacitetit iranian për pasurim. “Ne nuk do t’i këmbejmë fjalët me veprime.”, tha ai.
