Maqedoni

Filloi projekti "e-Engagment"

21.06.2015 16:39

Në organizim të Lidhjes rinore dhe Fondacionit "e-Maqedoni" sot filloi projekti "e-Engagement"...

Në organizim të Lidhjes rinore dhe Fondacionit "e-Maqedoni" sot filloi projekti "e-Engagement", i cili ka për qëllim përforcimin dhe inkurajimin e të rinjve për shfrytëzimin e shkathtësive digjitale, ideve dhe veglave të reja të cilat do t'u mundësojnë të jenë sa më të kyçur në zgjidhjen e çështjeve shoqërore të cilat ndikojnë ndaj tyre.
 
Në këtë punëtori, siç informoi organizuesi, janëpërfshirë qindra të rinj të cilët janë të gatshëm që dituritë dhe shkathtësitë e veta të cilat i kanë përfituar në punëtori, t'i bartin në organizatën e tyre apo rrethinë.
 
Pas katër punëtorive në katër qytete nëpër Maqedoni vjeshtën e kaluar, kësaj radhe do të organizohen 12 punëtori njëditëshe në 12 qytete - Gostivar, Kavadar, Krushevë, Strugë, Vevçan, Strumicë, Gjevgjeli, Sveti Nikole, Dellçevë, Kratovë dhe Shtip.
 
Projekti do të rezultojë me konferencë përfundimtare në Shkup më 21 në[ntor të këtij viti. Është paraparë të marrin pjesë të rinjtë më të motivuar dhe më aktiv, ndërkaq duhet të dalin edhe konkludime dhe rekomandime./mia