Maqedoni

Këshilli Gjyqësor shqyrton ankesën ndaj Manevit

07.10.2026 15:12

Anastasovska prezantoi vërejtjet të cilat janë dorëzuar nga të punësuarit...

Pas pretendimeve të punonjësve në Gjykatën Themelore në Kumanovë, se kryetarja e gjykatës, Snezhana Manev, po ushtron presion, fyerje në baza personale, fetare dhe kombëtare, e të cilat pretendime u hodhën poshtë nga kryetarja e gjykatës, Snezhana Manev, ky rast u diskutua edhe në seancën e Këshillit Gjyqësor. Anëtarja e Këshillit, Suzana Joshevska Anastasovska, prezantoi vërejtjet të cilat janë dorëzuar nga të punësuarit, duke kërkuar që këto pretendime të pranohen, dhe e njëjta të shkarkohet.
 
“Sipas pretendimeve, atmosfera e punës në gjykatë seriozisht është rrënduar, për shkak të udhëheqjes së kryetares së gjykatës. Nga leximi i të gjitha dëshmive, mendoj se ky pretendim i punonjësve është i arsyeshëm. Me këtë konflikt, u dëshmua se kryetarja nuk po arrin ta menaxhojë situatën në gjykatë.”, - deklaroi anëtarja e Këshillit, Suzana Joshevska Anastasovska.
 
Por, kishte edhe prej tyre të cilët theksuan se këto pretendime kanë datuar shumë kohë më herët.
 
“Jam i bindur dhe qëndroj në mendimin tim se ky pretendim nuk ka qenë për t’u shqyrtuar kaq shpejt, sepse pretendimet e palës së ankuar, kam bindjen se të njëjtat veprime që po ndodhin në këtë gjykatë po ndodhin gjatë muajve dhe viteve të mëparshme. Dhe në këtë drejtim, Këshilli Gjyqësor është duke kërkuar zgjidhje, por kjo situatë nuk është shumë e thjeshtë, sepse duhet të kemi kujdes më të drejtat e palës tjetër.”, - theksoi anëtari i Këshillit, Ivica Nikollovski.
 
Por, pas akuzave dhe kundërakuzave, e njëjta me shumicë votash kaloi tek anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Punonjësit e kësaj gjykate ka paraqitur një ankesë në Këshillin Gjyqësor, duke kërkuar shkarkimin e kryetares së gjykatës, Snezhana Manev, sepse ata janë ekspozuar ndaj fyerjeve, presionit dhe sjelljes së papërshtatshme nga ana e saj për vite me radhë.
 
FITIM KRYEZIU