Liga e Kombeve, asgjë e re! Maqedonia me 0 pikë dhe 0 gola
07.10.2026 15:36
Përfaqësuesja e Maqedonisë pësoi edhe humbjen e katërt radhazi në edicionin e sivjetshëm të Ligës së Kombeve....

Përfaqësuesja e Maqedonisë pësoi edhe humbjen e katërt radhazi në edicionin e sivjetshëm të Ligës së Kombeve. Zvicra u tregua përsëri kundërshtar shumë i fortë, duke fituar bindshëm 3-0 para tifozëve të vet në Lucernë. Me këtë humbje, Përfaqësuesja e vendit mbetet në fund të grupit në Ligën B, pa asnjë pikë të fituar dhe me golaverazh 0-10 pas katër ndeshjeve – gjë që zyrtarisht e bën këtë cikël më të pasuksesshmin në historinë pjesëmarjeve në këtë kompeticion. Pas kësaj humbje të katërt resht, në kampin e përfaqësueses bizotëron zhgënjimi i madh.
“Secila disfatë sikur se edhe kjo sot është e vështirë. Normalisht kur humb një ndeshje të tillë dhe prap do theksoja ajo pjesa e parë dhe të gjithë jemi të dëshpëruar. Normalisht se është e vështirë me këto disfata që I kemi. Edhe një herë do të them. Jam optimist, nuk ndalem do ta punojë atë që e di dhe jam luftëtar që lufton deri në fund.”, u shpreh Goce Sedllovski, trajner i Maqedonisë.
Para përfaqësueses së Maqedonisë, është një periudhë e vështirë analizash. Ky cikël, në të cilin ende nuk ka shënuar as gol dhe nuk ka marrë asnjë pikë, përfundon në nëntor, kur do të luajë dyndeshjet e fundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve – ndeshja në shtëpi kundër Sllovenisë dhe transferta në Skoci. Ndërsa në ndeshjen e dytë të grupi Sllovenia me përmbysje fitoi në Glasgoë ndaj Skocisë me rezultatin 2-1. Renditjen e Grupit B1, pas katër ndeshjeve e kryeson Zvicra me 12 pikë, Sllovenia ka 7, Skocia 4, ndërsa Maqedonia e Veriut ka pësuar katër humbje, me golavarazh 0-10. (Gazetar: Safet Ademi)
